Ndërlidhjet

Në Greqi dhe Itali, vetëm këtë vit kanë kaluar 100 mijë migrantë


Foto nga Arkivi
Foto nga Arkivi

Arritja e migrantëve dhe refugjatëve në Greqi dhe Itali në vitin 2016, këtë javë e ka kaluar shifrën prej 100 mijë personash.

Deri më tani, vetëm Greqia ka pranuar më 102, 547 migrantë që nga fillimi i këtij viti. Në vitin 2015, arritjet e migrantëve arritën shifrën e 100 mijë personave në korrik.

Më shumë se 400 migrantë dhe refugjatë gjithashtu kanë humbur jetët e tyre gjatë asaj periudhe, derisa rruga mes Turqisë dhe Greqisë, si më vdekjeprurësja, numëron 321 vdekje të migrantëve.

Sipas Organizatës Botërore për Migrim (IOM), 42,861 migrantë kanë prekur ishujt grekë deri më tani. Autoritetet greke kanë thënë se migrantët ishin kryesisht sirianë, afganë, irakianë, iranianë dhe pakistanezë. Të tjerët, sipas tyre, vijnë nga Maroku, Bangladeshi dhe Somalia.

XS
SM
MD
LG