Ndërlidhjet

Rusia hapë qendër në Siri për ta monitoruar armëpushimin


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka njoftuar se e ka hapur një qendër koordinuese, për të ndihmuar në zbatimin e armëpushimit në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha të martën se qendra është vendosur në bazën ajrore Hmeymim, në Siri, aty ku ndodhen aeroplanët ushtarakë të Rusisë.

Ai tha se qëllimi i qendrës është monitorimi i armëpushimit, si dhe organizimi i shpërndarjes së ndihmave humanitare.

Konashenkov gjithashtu tha se qendra është hapur në linjë me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, për armëpushimin, i cila pritet të fillojë me 27 shkurt.

Armëpushimi nuk e përfshinë grupin e Shtetit Islamik, Frontin Al-Nusra, si dhe organizatat e tjera terroriste, të përcaktuara si të tilla nga Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG