Ndërlidhjet

Thaçi pret që presidenti të zgjedhet këtë javë


Zëvendëskryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi
Zëvendëskryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe lideri i saj, Hashim Thaçi nuk e kanë bërë me dije datën se kur pritet të bëhet publike kandidatura e Thaçit për postin e presidentit të Kosovës. Por, sipas pretendentit për këtë post, Hashim Thaçi, seanca pritet të thirret gjatë kësaj jave.

“PDK në kuadër të përgjegjësive do të vazhdoj rrugën e saj, por Kryesia e Kuvendit do të vendos për seancën rreth zgjedhjes së presidentit”, ka thënë Thaçi pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të PDK-së.

Sipas tij, procesi i zgjedhjes se presidentit do të jetë transparent si për vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët.

Ndërkaq në lidhje me vendosjen e tendave në shesh nga opozita si formë proteste kundër qeverisë, Thaçi ka thënë se Kosova është vend demokratik dhe secili ka drejtën të protestojë apo festoj.

XS
SM
MD
LG