Ndërlidhjet

Kombet e Bashkaura mirëpresin planin e Obamas për Guantanamon


Foto nga Arkivi
Foto nga Arkivi

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara e ka mirëpritur planin e presidentit amerikan, Barack Obama, për ta mbyllur qendrën e paraburgimit në Guantanamo, por theksoi se asnjë i burgosur nuk duhet të mbesë në paraburgim për kohë të pacaktuar, pa u akuzuar apo gjykuar.

Zeid Ra'ad Al Hussein, Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, tha se qendra e paraburgimit në Kubë ka qenë një “njollë serioze në respektimin e të drejtave të njeriut dhe reputacionin e SHBA-ve, gjatë 14 viteve të kaluara.”

“Të gjithë të burgosurit e Guantanamos, ose duhet të transferohen në qendra të rregullta të paraburgimit në tokën amerikane, ose në vendet e tjera, ku garantohet gjykim i drejtë para Gjykatave Civile, në pajtim me normat dhe standardet ndërkombëtare”, ka thënë ai, në një deklaratë, njofton Reuters.

Lexoni edhe këtë:

Obama prezantoi planin për qendrën ushtarake të Guantanamos

XS
SM
MD
LG