Ndërlidhjet

Greqisë i duhen më shumë aeroplanë dhe anije


Migrantët arrijnë në ishullin grek të Lesbos, 10 nëntor 2015

Migrantët arrijnë në ishullin grek të Lesbos, 10 nëntor 2015

Udhëheqësi i Agjencisë Evropiane për Kontrolle Kufitare tha se nevojiten më shumë anije, aeroplanë dhe zyrtarë kufitarë për ta ruajtur kufirin detar të Greqisë, aty ku shumica e migrantëve ia mësyejnë hyrjes në Bashkimin Evropian.

Shefi i Frontex-it, Fabrice Leggeri tha të martën se buxheti i Agjencisë për vitin 2016 është rritur për 250 milionë euro, nga 142 milionë, sa ishte vitin e kaluar.

Në vitin 2017, buxheti i kësaj agjencie pritet të rritet në 320 milionë euro.

Diku 775 zyrtarë kufitarë të BE-së janë zhvendosur aktualisht në Greqi dhe rreth 280 të tjerë në jug të Italisë, vende këto ku migrantët arrijnë përmes Mesdheut, nga Libia.

XS
SM
MD
LG