Ndërlidhjet

Kerry: Uashingtoni e shqyrton “Planin B” për Sirinë


John Kerry gjatë dëshmisë së mbrëmshme në një komitet të Senatit amerikan

John Kerry gjatë dëshmisë së mbrëmshme në një komitet të Senatit amerikan

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë një “Plan B” për Sirinë, nëse Damasku dhe Moska nuk tregohen seriozë për të zhvilluar negociata për tranzicion politik.

Mëtutje, gjatë dëshmisë së tij të mbrëmshme në Komitetin e marrëdhënieve të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, zoti Kerry tha se shumë shpejtë do të jetë e qartë nëse Rusia është serioze për përfundimin e konfliktit pesëvjeçar në Siri.

“Prova do të jetë në aksione gjatë ditëve të ardhshme”, tha Kerry.

Këto komente u bënë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për ndaljen e dhunës në Siri, e cila pritet të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG