Ndërlidhjet

logo-print

AI: Të drejtat e njeriut në përmasa globale - në rrezik


Salil Shetty

Salil Shetty

Organizata Amnesty International ka tërhequr vëretjen se të drejtat e njeriut dhe legjislacionet e institucionet, që duhet t’i mbrojnë ato, janë në rrezik në gjithë botën, nga një “trend i heshtur dhe i ngadalshëm” i qeverive, që me qëllim i dëmtojnë ose i neglizhojnë ato.

Në raportin më të ri, të publikuar sot, me titullin Gjendja e të drejtave të njeriut në botë, ky grup me seli në Londër u bënë thirrje qeverive që t’i mbështesin në mënyrë të plotë politike dhe me fonde sistemet, detyrë e të cilave është mbështetja e së drejtës ndërkombëtare dhe mbrotjes së të dretjtave individuale.

“Të drejtat e juaja janë në rrezik; ato po trajtohen me mospërfillje totale nga shumë qeveri në gjithë botën”, tha Salil Shetty, sekretar i përgjithshëm i grupit Amnesty International, para publikimit të raportit.

XS
SM
MD
LG