Ndërlidhjet

Talibanët thonë se nuk kanë dijeni për bisedimet për paqe


Zëdhënësi taliban në Katar Mohammad Naim
Zëdhënësi taliban në Katar Mohammad Naim

Zyra e talibanëve afganë në Katar i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vazhdon të insistoj që të gjitha trupat e jashtme në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duhet të largohen nga Afganistani, para se talibanët të marrin pjesë direkte në bisedimet për paqe me qeverinë në Kabul.

Mohammad Naim, zëdhënës zyrtar i Zyrës së talibanëve në Katar, këto komente i ka bërë pasi një grup prej katër vendeve, që po përpiqet të organizoj bisedime direkte paqësore, ka njoftuar se pret që negociatat të fillojnë në Islamabad të Pakistanit, javën e parë të muajit mars.

I ashtuquajturi Grup Katërpalësh Koordinues, në përbërje të të cilit janë Pakistani, Afganistani, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, dje e ka mbajtur një mbledhje në Kabul të Afganistanit.

Por, zëdhënësi Naim tha mbrëmë vonë se Zyra e talibanëve në Katar “nuk është e vetëdijshme për planet për bisedime” dhe se parakushtet për pjesëmarrje në bisedimet për arritjen e paqes nuk kanë ndryshuar.

Talibanët “do të marrin pjesë në bisedime që e përfundojnë okupimin e jashtëm dhe e sjellin një qeveri islamike në vend”, tha Mohammad Naim.

XS
SM
MD
LG