Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë vëllai i presidentit të Kubës


Ramon Castro

Ramon Castro

Ramon Castro, vëllai i madh i presidentit të Kubës, Raul Castro, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Detaje për shkakun e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

I njohur gjerësisht me pseudonimin “Mongo”, Ramon Castro ka preferuar të kujdeset për të korrat dhe bagëtinë.

Ai ka mbajtur titullin “Punëtori Heroik i Republikës së Kubës”.

Raul Castro ka marrë udhëheqjen e Kubës komuniste nga vëllai tjetër, Fidel, në vitin 2006, ndërsa është inauguruar zyrtarisht si president në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG