Ndërlidhjet

Nishani kërkon në Sarajevë njohjen e Kosovës


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës në Sarajevë, 24 shkurt 2016.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës në Sarajevë, 24 shkurt 2016.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës në Sarajevë, ka kërkuar nga autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës që të rishqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Mendoj se ky do të ishte hap i mirë edhe për Kosovën, edhe për gjithë rajonin. E kam ndarë këtë qëndrim me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, sepse unë dua që Bosnja ta njohë Kosovën. Mendoj se ky është realiteti”, ka thënë Nishani.

Sipas tij, “njohja nuk do të ishte sulm mbi ndonjë shtet tjetër, por kontribut për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”.

Nishani ka thënë se Bosnja dhe Shqipëria janë vende që i takojnë rajonit të njëjtë dhe se kanë aspirata për integrimin evropian.

Kryetari i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, ka thënë se dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore, pa ndonjë çështje të hapur.

Çoviq ka thënë se raportet midis Bosnjës dhe Shqipërisë duhet të intensifikohen në fushën e kulturës, ekonomisë dhe të tjera.

XS
SM
MD
LG