Ndërlidhjet

Nën masa të shtuara të sigurisë, Kuvendi pritet të vazhdojë seancën 


Sigurimi në hollin e Kuvendit të Kosovës

Sigurimi në hollin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë seancën plenare me 9 pikat e mbetura për diskutim dhe miratim nga e premtja e kaluar. Forca të shumta policore kanë rrethuar ndërtesën e Kuvendit.

Kurse, brenda në Kuvend, sigurimi është duke ndjekur procedura të rrepta për të mos lejuar futjen në Kuvend të deputetëve të suspenduar.

Janë gjithsej 24 ligjvënës për të cilët vlen edhe sot masa e suspendimit, nga gjithsej 31 sa janë në radhët e opozitës.

Vendimi për suspendim është marrë të premten nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe sjelljeve tjera të opozitarëve.

Meqë bëhet fjalë për vazhdimin e seancës, masa e njëjtë sipas praktikës zbatohet deri në përfundimin e seancës, pavarësisht sa ditë vazhdon ajo.

Megjithatë, në deklarimet e tyre për media, deputetët e suspenduar kanë paralajmëruar se do të provojnë që edhe sot të jenë në sallën e Kuvendit.

Përderisa Kuvendi po përgatitet të vazhdojë seancën, jashtë ndërtesës qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës, të cilët po brohorasin “poshtë qeveria”.

XS
SM
MD
LG