Ndërlidhjet

logo-print

KMDLNJ dënon djegien e veturave, kërkon drejtësi


Prishtinë

Prishtinë

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas lajmeve për djegien e dy veturave, pronë private, nga persona të panjohur.

Në 24 orët e fundit, autoritetet e rendit kanë konfirmuar djegien e veturës së gruas të ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, dhe të gruas së zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Brajram Gecaj.

“KMDLNj dënon ashpër sulmet dhe shkatërrimet e pronës publike dhe private dhe kërkon nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për parandalimin e këtyre sulmeve dhe kapjen e sulmuesve, duke i sjellë para organeve të drejtësisë dhe duke i dënuar sipas ligjeve në fuqi”.

“Në të kundërtën, këto sulme vetëm se do të vazhdojnë dhe pasojat do të jenë të paparashikueshme, ndërsa përgjegjësia do të jetë e të gjithë atyre që kanë kontribuar në tensionimin e situatës, thellimin e krizës, mosveprimin në zbatim të ligjit apo arsyetimin e veprimeve me porosi të dhunshme. Duhet të veprohet derisa nuk është bërë vonë”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

XS
SM
MD
LG