Ndërlidhjet

Rrëzohet avioni në Nepal, 23 të vrarë


Nepal - foto arkivi
Nepal - foto arkivi

Një avion i vogël pasagjerësh është rrëzuar në malet perëndimore të Nepalit, duke shkaktuar vdekjen e të 23 njerëzve në bord.

Avioni, i cili operohej nga kompania Tara Air, ka qenë duke fluturuar nga qyteti Pokhara në Jomson dhe ka humbur kontaktet me kontrollorët shumë shpejt pasi është nisur.

Shumica e njerëzve në bord kanë qenë nepalezë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Industria e aviacionit në Nepal ka rekorde të dobëta të sigurisë.

XS
SM
MD
LG