Ndërlidhjet

Lideri suprem i Iranit me mesazh për votuesit përpara zgjedhjeve


Ajatollah Ali Khamenei
Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se është i bindur se iranianët do të votojnë në zgjedhjet e kësaj jave për një parlament, i cili do t’i rezistojë ndikimit të fuqive të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh të postuar në ueb-faqen e tij, përpara zgjedhjeve të 26 shkurtit, Khamenei ka thënë se iranianët “do të votojnë për një parlament i cili vë në vend të parë dinjitetin dhe pavarësinë e Iranit dhe u bën ballë fuqive të huaja, ndikimi i të cilave në Iran është hequr”.

Zgjedhjet në Iran shihen si përballje midis politikanëve të linjës së ashpër dhe atyre të moderuar.

Në zgjedhje do të votohet për anëtarët e parlamentit dhe për anëtarët e asamblesë, e cila është e autorizuar për caktimin e liderit të ardhshëm suprem të Iranit.

Khamenei, 76 vjeç, sipas raporteve të pakonfirmuara, ka pasur probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG