Ndërlidhjet

Opozita pret thellim të krizës nëse zgjidhet presidenti


Liderët opozitar në Kosovë
Liderët opozitar në Kosovë

Liderët e partive opozitare në Kosovë shprehen të bindur se koalicioni aktual që përbën shumicën në Kuvend, nuk ka legjitimitet që në rrethanat aktuale politike të zgjedhë presidentin e ri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një konferencë për gazetarë, të mbajtur në sheshin "Skënderbe", ku po qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës, i kanë bëre thirrje Kuvendit që të mos thërrasë seancë për zgjedhjen e presidentit.

"Parlamenti nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, koalicioni “dëshiron që ta trafikojë zgjedhjen e presidentit në Parlament”.

Me këtë veprim, Haradinaj ka vlerësuar se kriza politike në Kosovë do të thellohej edhe më tepër.

Liderët opozitarë janë shprehur të gatshëm të kundërshtojnë brenda Kuvendit dhe në rrugë zgjedhjen e presidentit dhe vazhdimin e mandatit të qeverisë aktuale të Kosovës, duke insistuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

XS
SM
MD
LG