Ndërlidhjet

Protestë e minatorëve në Gjeorgji


Në perëndim të Gjeorgjisë, një protestë e rreth 1000 minatorëve eskaloi në dhunë, përderisa punëtorët po kërkonin paga më të mira dhe përmirësim të kushteve të punës. Disa prej tyre hynë me dhunë në pronën e kompanisë së minierave GIG, në qytetin e Tkibulit, në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së tyre. Raportohet se minatorët i fitojnë rreth 200 dollarë në muaj, dhe thonë se kjo shumë nuk u mjafton për jetesë. Kompania e minierave ka njoftuar se është e gatshme që t’i nisë negociatat me punëtorët, nëse ata janë të gatshëm që ta ndërpresin grevën. Ministria e Shëndetësisë së Gjeorgjisë tha se po bën përpjekje që ta ndërmjetësojë këtë mosmarrëveshje, por minatorët thanë se ky njoftim nuk ishte i vërtetë.

XS
SM
MD
LG