Ndërlidhjet

OKB hedh ndihmat e para nga ajri në Siri


Siri

Siri

Kombet e Bashkuara kanë hedhur ndihmat e para nga ajri në Siri, për të ndihmuar civilët e rrethuar nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).

“Këtë mëngjes, aeroplani i parë i Programit për Ushqim të OKB-së ka hedhur 21 tonelata artikuj në Deir Ezor”, ka thënë shefi për ndihma i OKB-së, Stephen O'Brien.

Raportet nga ekipet e ndihmës në terren kanë konfirmuar se ndihmat kanë rënë në zonën e synuar, ashtu siç është planifikuar, ka shtuar ai.

Javën e kaluar, 114 kamionë të mbushur me ushqime dhe ndihma të tjera kanë arritur te 80,000 njerëz në pesë zona të ndryshme, të rrethuar ose nga forcat qeveritare të Sirisë, ose nga rebelët.

Mbi 260,000 njerëz kanë vdekur në Siri prejse ka nisur konflikti civil në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG