Ndërlidhjet

VV: Qeveria me "aparat represiv" tenton ta ndalë opozitën


Në sheshin "Skënderbe" në Prishtinë po qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës.

Në sheshin "Skënderbe" në Prishtinë po qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në zyrën e Grupit të saj Parlamentar në Kuvend "është arrestuar nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aida Dërguti".

Dërguti vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Qeveritarët, përmes aparatit të tyre represiv, po tentojnë që ta ndalin opozitën. Ne do të vazhdojmë protestën tonë deri në realizimin e kërkesave tona", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Dërguti dyshohet se ka hedhur të mërkurën gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas një pauze të shkurtër, mbledhja ka vazhduar në një hapësirë tjetër të Kuvendit dhe është vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës të mbahet të premten.

XS
SM
MD
LG