Ndërlidhjet

Gjokoviq shënon fitoren e 700-të në karrierë


Novak Gjokoviq
Novak Gjokoviq

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, ka shënuar fitoren e 700-të të mërkurën, pasi ka mposhtur kundërshtarin tunizian, Malek Jaziri, në çerekfinalen e një turneu në Dubai.

Ai ka fituar me rezultat 6-1, 6-2.

Gjokoviq, serb, 28 vjeç, është tani i 12-ti në listën e të gjitha kohërave, që kryesohet nga amerikani Jimmy Connors, i cili ka shënuar 1,254 fitore në karrierën e tij.

Gjokoviq është lojtari i tretë aktiv që shënon këtë arritje, pas Roger Federerit me 1,067 fitore dhe Rafael Nadalit me 775.

XS
SM
MD
LG