Ndërlidhjet

Hungaria do të mbajë referendum për kuotat për migrantë


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Hungaria do të mbajë referendum për të pranuar ose jo kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve brenda bllokut, ka bërë të ditur kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ai nuk e ka zbuluar datën e referendumit, por ka thënë se kuotat “mund të ndryshojnë identitetin kulturor dhe fetar të Evropës”.

Në muajin shtator, BE-ja është dakorduar që të shpërndajë 120,000 migrantë shtesë në kontinent.

Sipas planit, Hungaria tani do të duhet të marrë një pjesë të migrantëve.

Mbi një milion njerëz, kryesisht nga Siria, kanë arritur vitin e kaluar në BE, duke shkaktuar krizën më të madhe me migrantë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lexoni edhe këtë:

Gjermania kthen në Kabul mbi 120 afganë

XS
SM
MD
LG