Ndërlidhjet

Obama shprehet i matur për armëpushimin në Siri


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është shprehur i matur në lidhje me perspektivat e një marrëveshjeje për armëpushim në Siri.

“Situata në terren është e vështirë”, ka thënë Obama.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ndërmjetësuar marrëveshjen, e cila bën thirrje për armëpushim midis forcave qeveritare të Sirisë dhe luftëtarëve opozitarë, nisur nga data 27 shkurt.

Militantët e Shtetit Islamik dhe ata të Frontit Al Nusra nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Obama ka thënë se pauza në luftime do t’i mundësonte ushtrisë amerikane dhe partnerëve të koalicionit që të përqendrohen më shumë në ekstremistët e Shtetit Islamik.

Obama i ka bërë këto komente pas takimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë.

Jordania është partner i rëndësishëm i SHBA-së në fushatën e saj ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

XS
SM
MD
LG