Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka prova për vrasjen e shtetasve serbë në Libi


Libi

Libi

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se nuk ka prova që vërtetojnë pretendimet e Serbisë se dy shtetas të saj janë vrarë nga një sulm ajror në Libi, javën e kaluar.

“Deri më tash nuk kemi asnjë informacion të besueshëm se ata janë vrarë në sulmin që kemi kryer ne”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

Sulmi ka ndodhur më 19 shkurt.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ai ka vrarë dhjetëra njerëz dhe se ka pasur në shënjestër operativin e lartë të Shtetit Islamik, Nureddine Chuchane, i cili është fajësuar për dy sulme terroriste në Tunizi, vitin e kaluar.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë se dy pjesëtarë të stafit të ambasadës së tyre, që janë rrëmbyer në Libi në muajin nëntor, besohet se janë vrarë në sulm.

XS
SM
MD
LG