Ndërlidhjet

logo-print

Pekini ia kalon Nju Jorkut me miliarderë


@shutterstock

@shutterstock

Pekini ka kaluar për herë të parë Nju Jorkun si qyteti me numrin më të madh të miliarderëve.

Një total prej 100 miliarderësh jetojnë tani në kryeqytetin e Kinës, krahasuar me 95 në Nju Jork, bën të ditur raporti i firmës Hurun.

Shangai, që është qendra komerciale e Kinës, ka dalë në vendin e pestë.

Hurun, firma që ndjek pasurinë dhe luksin në Kinë, ka matur pasurinë e miliarderëve me dollarët amerikanë.

Kryetari i firmës, Rupert Hoogewerf, ka thënë se rritja e të pasurve në Kinë ka ndodhur pavarësisht ngadalësimit ekonomik dhe paqëndrueshmërisë së tregut të aksioneve.

Hurun ka gjetur se njeriu më i pasur në Kinë vazhdon të jetë Wang Jianlin, i cili ka pasuri me vlerë prej 26 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG