Ndërlidhjet

Republika Çeke njofton për rastet e para me Zika


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët çekë të shëndetësisë kanë raportuar për rastet e para me virusin Zika në Republikën Çeke.

Nuk është ende e qartë se ku njerëzit në Çeki e kanë marrë virusin.

Nuk dihet nëse ata kanë udhëtuar në vendet si Brazili, ku Zika, e cila vjen nga mushkonja, ka goditur më së rëndi.

Zyrtarët çekë kanë thënë se do të dalin me më shumë detaje gjatë ditës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Zikën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore më 1 shkurt.

OBSH-ja ka thënë se dyshon fuqishëm se Zika shkakton defekte në lindje të foshnjat.

Mijëra fëmijë në Brazil raportohet se kanë lindur me tru të pazhvilluar, dukuri që ndryshe njihet edhe si mikrocefali.

XS
SM
MD
LG