Ndërlidhjet

IS-i kërcënon shefat e Facebook-ut dhe Twitter-it


Ilustrim
Ilustrim

Një grup i hakerëve kompjuterikë, pro Shtetit Islamik (IS), i cili njihet si Bijtë e Ushtrisë së Kalifatit, ka kërcënuar shefat ekzekutivë të rrjeteve sociale Facebook dhe Twitter për shkak të fshirjes së llogarive të mbështetësve të IS-it.

SITE, një grup për sigurinë kibernetike, që monitoron ekstremizmin në internet, ka thënë se kërcënimet janë bërë në një video 25-minutëshe online, e cila tregon fotografitë e Mark Zuckerbergut nga Facebook-u dhe të Jack Dorseyt nga Twitter-i, të mbuluar me vrima plumbash.

Videoja përfshin një mesazh për Zuckerbergun dhe Dorseyn:

“Ju nuk jeni në ligën tonë. Nëse ju mbyllni një llogari, ne do t’ju marrim dhjetë dhe, së shpejti, emrat tuaj do të fshihen”.

XS
SM
MD
LG