Ndërlidhjet

SHBA, Rusia shkëmbejnë informacione për armëpushimin në Siri


Siri
Siri

Kremlini ka thënë se Moska dhe Uashingtoni kanë shkëmbyer informacione për armëpushimin në Siri, i cili pritet të nisë më 27 shkurt.

Por, Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar disa zyrtarë në Uashington se bëjnë përpjekje të sabotojnë marrëveshjen për armëpushim, duke folur për një “Plan B” nëse Moska dhe Damasku nuk marrin hapa seriozë në drejtim të negocimit të tranzicionit politik në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka folur për Planin B në një dëshmi përpara Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, më 23 shkurt.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka thënë se do të shpallë të premtën datën për rrethin e ri të bisedimeve midis palëve ndërluftuese në Siri.

As grupi militant Shteti Islamik, as Fronti Al Nusra nuk janë pjesë e marrëveshjes për armëpushim dhe nuk do të jenë të përfshirë në bisedimet e ardhshme për paqe.

XS
SM
MD
LG