Ndërlidhjet

Ngrihet aktakuzë për terrorizëm kundër një kosovari


(©Shutterstock)
(©Shutterstock)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri, të identifiuar me inicialet L. F., për veprën penale: organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS”, duke marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Siri, ku atje ka qëndruar afër dy muaj.

Pas dy muajsh qëndrimi në Siri, duke u kthyer për në Kosovë, është ndaluar nga Policia e Turqisë dhe është kthyer në Republikën e Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

XS
SM
MD
LG