Ndërlidhjet

logo-print

Opozita e vendosur ta kundërshtoj Thaçin për president


Liderët e partive opozitare

Liderët e partive opozitare

Liderët e tri partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma, kanë ritheksuar qëndrimin e tyre se do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit.

Krerët e opozitës, kanë ftuar sërish koalicionin qeverisës që të jap dorëheqje dhe të mundësojnë kështu që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Gjatë një konference të përbashkët për media, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Thaçi nuk mund të bëhet president, “kur dihet se është protagonist i nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”.

Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka cilësuar si spekulime paralajmërimet se të premten, opozita po përgatitë protesta të dhunshme dhe përshkallëzim të gjendjes. Sipas tij, opozita “nuk do të ndalet së protestuari deri në rrëzimin e qeverisë”, por kundërshtimin do ta bëj me mjete paqësore.

Liderët e opozitës nuk e kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme kur do të votohet në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se për këto detaje opinioni do të njoftohet me kohë.

XS
SM
MD
LG