Ndërlidhjet

Martohet në burg aktivisti rus


Martohet në burg aktivisti rus
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Aktivisti rus, Ildar Dadin është martuar me të fejuarën e tij, në një burg të Moskës, aty ku po e mban dënimin tre vjeçar, për aktivitetet e tij protestuese. Më herët këtë muaj, gazetarja Anastasia Zotova është lejuar nga një gjykatë në Moskë që të martohet me Dadin, në një ceremoni dasmore brenda burgut. Kamerat nuk u lejuan që ta xhirojnë këtë ceremoni, përderisa përkrahësit e Dadin prisnin jashtë. Çifti nuk e kishin parë njëri tjetërin për disa muaj, deri në ditën e dasmës së tyre. Dadin u dënua dhjetorin e kaluar, bazuar në ligjin e ri rus kundër protestave, i cili kriminalizon demonstratat që mbahen pa lejen e autoriteteve. Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë dënim si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

XS
SM
MD
LG