Ndërlidhjet

Rreth 15 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad


Ilustrim
Ilustrim

Një xhami shiite në Bagdad është goditur nga dy shpërthime, të cilat kanë shkaktuar viktima, ndërsa raportet e ndryshme të medieve thonë se dy sulmues vetëvrasës mund të jenë shkaktarë të sulmit.

Mjekët i kanë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, se diku 15 njerëz mund të kenë vdekur në shpërthimet e së enjtes, në kryeqytetin irakian.

Rreth 50 njerëz u lënduan në shpërthimin që ndodhi në lagjen Shulaa të Bagdadit, kryesisht e populluar nga shiitët.

Zyrtarët policorë thanë se sulmuesi i parë e shpërtheu bombën brenda xhamisë, ndërsa i dyti e hodhi vetën në erë, në kohën kur forcat e sigurisë po mblidheshin në lokacionin ku kishte ndodhur sulmi i parë.

Burimet thonë se katër nga të vrarët janë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG