Ndërlidhjet

logo-print

Francezi gjykohet për deklaratë të rrjeshme se u sulmua nga mbështetësit e ISIS


Ilustrim

Ilustrim

Një mësues i një shkolle hebreje në jug të Francës, në qytetin e Marsejës, do të dalë para gjyqit në muajin prill, pasi hetuesit kishin konstatuar se ai rrejshëm kishte raportuar se ishte plagosur me thikë nga mbështetësit e Shtetit Islamik, njoftuan të enjtën prokurorët.

Pesë ditë pas sulmeve të 13 nëntorit, në të cilat militantët e Shtetit Islamik vranë 130 njerëz në Paris, mësuesi nga Marsejë, Sylvain Saadoun pati thënë se ishte goditur me thikë nga tre persona, njëri prej të cilëve e kishte pasur të veshur një bluzë të Shtetit Islamik.

“Ekspertiza e fundit e Forenzikës ka ardhë në konkludim se me gjasë kjo hipotezë është vetëgjymtim”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Prokurorit.

Në muajin dhjetor, një tjetër mësues i një zone në afërsi të Parisit pati thënë se ishte sulmuar nga përkrahësit e Shtetit Islamik, duke shkaktuar anulimin e orëve mësimore dhe fillimin e një hulumtimi anti-terrorist. Disa orë më vonë, autoritetet thanë se mësuesi e “kishte shpikur” sulmin.

XS
SM
MD
LG