Ndërlidhjet

logo-print

Lideri suprem iranian bën thirrje që sa më shumë njerëz të dalin në zgjedhje


Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, gjatë votimit të sotëm

Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, gjatë votimit të sotëm

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei u ka kërkuar iranianëve që të dalin në zgjedhjet e sotme, me hapjen e kutive për votim.

“Unë i sugjeroj vendit tonë që të dalin e të votojnë herët...Ata duhet t’i zgjedhin kanididatët e tyre me mençuri...Një pjesëmarrje masive do t’i zhgënjejë armiqtë e Iranit”, ka thënë ai, pas dhënies së votës së tij në zgjedhjet për Parlament dhe për Asamblenë e Ekspertëve, e cila ka fuqi që ta zgjedhë dhe largojë liderin suprem.

Këto janë zgjedhjet e para në Iran, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, më herët këtë vit.

XS
SM
MD
LG