Ndërlidhjet

Obama thotë se “bota do ta vëzhgojë” Rusinë për armëpushimin në Siri


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka paralajmëruar Rusinë se “bota do ta vëzhgojë” atë nëse do t’i përbahet marrëveshjes për armë-pushim në Siri, e cila pritet të nisë me 27 shkurt.

“Ditët në vijim do të jenë kritike dhe bota do të vëzhgojë”, nëse marrëveshja do të respektohet nga Rusia dhe aleatët e saj në Siri, ka thënë Obama gjatë një takimi me këshilltarët e sigurisë kombëtare.

Ai e quajti marrëveshjen një “test”, nëse Rusia dhe regjimi sirian janë të përkushtuara për një zgjidhje më të gjerë politike.

XS
SM
MD
LG