Ndërlidhjet

Irani do të përfitojë rreth 50 miliardë dollarë nga largimi i sanksioneve


Ilustrim
Ilustrim

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka përsëritur vlerësimet e departamentit se Irani do të pranojë vetëm rreth 50 miliardë dollarë, nga largimi i sanksioneve ekonomike, e jo 150 miliardë, ashtu siç ishte raportuar.

“Vlerësimet tona janë se diku afërsisht nga 50 deri në 55 miliardë dollarë, por aktualisht është shumë më e ulët se aq”, ka thënë Kerry para Komitetit për Punë të Brendshme.

“Në fakt, ata po ankohen për një proces të ngadaltë të riatdhesimit” të parave të ngrira për vite të tëra nën sanksione, tha ai.

Departamenti tha se parashikimet për përfitime janë shumë më të vogla, pasi një shumë e madhe e parave lidhet me pagesat e borxheve.

XS
SM
MD
LG