Ndërlidhjet

logo-print

Partia demokratike në Suedi humbë përkrahje


Foto nga arkivi - Stokholmi

Foto nga arkivi - Stokholmi

Përkrahja për Partinë Demokratike në Suedi, e cila mban qëndrim kundër migrantëve, ka dështuar për të dytën herë këtë muaj, pasi partia më popullore ka dalë ajo e opozitarëve të Moderuar, tregojnë rezultatet e një ankete.

Migracioni është shndrruar në një temë të nxehtë politike në Suedi gjatë viteve të fundit, me një numër rekord të njerëzve të joshur nga politikat bujare të azilit.

Suedia pranoi 163 mijë kërkues të azilit gjatë vitit të kaluar, duke dyfishuar shifrën prej 84 mijë personave, të pranuar në vitet 90-të.

Që nga koha kur qeveria prezantoi kontrollet kufitare dhe rregullat më të ashpra të azilit, anketat kanë treguar një rënie të mbështetjes për demokratët e Suedisë, të cilët patën marrë përkrahje të madhe gjatë anketave para zgjedhjeve të vitit 2014.

Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi pritet të mbahen në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG