Ndërlidhjet

Putin shkarkon drejtorin e Bankës Shtetërore për Zhvillim


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka shkarkuar drejtorin e Bankës Shtetërore për Zhvillim, Vneshekonombank.

Një një deklaratë të lëshuar të premten, Kremlini tha se shefi i kësaj banke, Vladimir Dmitriev është zëvendësuar nga Sergei Gorkov, zëvendëspresident i Bankës Sberbank.

Sikurse bankat e tjera ruse, VEB po përballet me vështirësi, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë ruse.

Banka është një nga shtatë institucionet financiare të Rusisë, që u ul në listat e agjencisë Moody, më 24 shkurt, për shkak të përkeqësimit të situatës financiare në vend.

XS
SM
MD
LG