Ndërlidhjet

Opozita në Siri pajtohet për armëpushim


Latakia, Siri

Latakia, Siri

Rreth 100 fraksione rebele në Siri janë pajtuar që të respektojnë ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve, ka bërë të ditur grupi kryesor opozitar në Siri.

Komiteti i Lartë i Negociatave ka thënë se fraksionet e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe opozita e armatosur kanë nënshkruar armëpushimin që pritet të nisë nga mesnata e së shtunës.

Damasku zyrtar ka thënë po ashtu se pajtohet.

Fuqitë botërore janë pajtuar më 12 shkurt për nisjen e armëpushimit në Siri brenda një jave, por ky afat ka kaluar dhe plani i ri shihet po ashtu me skepticizëm.

Marrëveshja për armëpushim përfshin regjimin dhe forcat rebele, por jo edhe sulmet ndaj grupit militant Shteti Islamik dhe Frontit Al Nusra.

XS
SM
MD
LG