Ndërlidhjet

Popullsia në Japoni zvogëlohet për gati një milion


Ilustrim
Ilustrim

Shifrat e reja të regjistrimit të popullsisë në Japoni tregojnë se popullsia është zvogëluar për gati një milion në pesë vjetët e fundit.

Kjo është rënia e parë e regjistruar qysh në vitin 1920.

Në tetor të vitit të kaluar, vendi ka pasur 127.1 milionë banorë, 0.7 përqind më pak se në numërimin paraprak.

Demografët, për kohë të gjatë, kanë parashikuar zvogëlim të popullsisë, duke përmendur si arsye normat në rënie të lindjes dhe mungesën e imigrimit.

Plakja e shpejtë e popullsisë i ka kontribuar stagnimit të ekonomisë dhe rritjes së shpenzimeve shëndetësore.

XS
SM
MD
LG