Ndërlidhjet

BE: Liderët politikë të Kosovës t’i ulin tensionet


Pamje nga procesi i votimit të djeshëm për president në Kuvendin e Kosovës

Pamje nga procesi i votimit të djeshëm për president në Kuvendin e Kosovës

Bashkimi Evropian, nëpërmjet një kumtese të sotme, ka theksuar se “Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin si president të Kosovës, në një atmosferë të tenisonuar dhe përçarëse” dhe ka shtuar se “skenat që i kemi parë dje në kuvend me këtë rast janë ekstremisht shqetësuese”.

Mëtutje, theksohet se “aktet e dhunës në çfarëdo forme dhe nga çdokush janë të papranueshme” dhe se “retorika nxitëse vetëm e thellon ndarjen dhe e vështirëson dialogun”.

Në fund të një kumtese të shkurtër, lidhur me zgjedhjen e djeshme të ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, njëherësh lider i PDK-së, për president në Kuvendin e Kosovës, Bashkimi Evropian thekson se pret “që liderët politikë të Kosovës të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë kolektive t’i ulin tensionet”.

XS
SM
MD
LG