Ndërlidhjet

logo-print

Bosnjë: Mbyllen grupet radikale myslimane pas kërcënimit ndaj myftiut


Pamje e një pjese të Sarajevës

Pamje e një pjese të Sarajevës

Autoritetet e Bosnjë Hercegovinës thonë se prej 1 marsit do t’i mbyllin grupet radikale myslimane që propagandojnë ektremizëm dhe refuzojnë të ndërlidhen me organizatën e Komunitetit Islamik, e cila njihet nga shteti.

Kjo lëvizje e paralajmëruar mbrëmë u bë pasi grupi ekstremist, Shteti Islamik, iu ka kërcënuar me vdekje Myftiut të Madh të Bosnjës, Husein Kavazoviq.

Gjatë viteve të fundit, disa grupe janë formuar jashtë strukturës zyrtare, me ç’rast i kanë përfshirë afro 3 mijë mbështetës në hapësirat rurale. Disa prej tyre bëjnë interpretime radikale të islamit, që nuk është në harmoni me traditën e afro 2 milionë myslimanëve në Bosnjë.

Policia thotë se grupet e tilla islamike janë bërë fole e radikalizmit mysliman, me ç’rast janë dërguar afro 150 pjesëtarë në Siri, për të luftuar për grupin ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG