Ndërlidhjet

Rusi: Shënohet njëvjetori i vrasjes së Boris Nemtsovit


Pamje nga marshi protestues në njëvjetorin e vrasjes së politikanit opozitar Boris Nemts
Pamje nga marshi protestues në njëvjetorin e vrasjes së politikanit opozitar Boris Nemts

Mbështetësit e Boris Nemtsovit, kritikut të Kremlinit, që ishte vrarë vitin e kaluar, sot e shënojnë njëvjetorin e vrasjes së tij duke marshuar nëpër Moskë.

Boris Nemtsov, ish zëvendëskryeministërt dhe kritik i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ishte vrarë në një urë jo shumë larg nga presidenca e Rusisë në Moskë, më 27 shkurt të vitit të kaluar.

Autoritetet e qytetit nuk u kanë dhënë leje organizatorëve për mbajtjen e përkujtimit në urë, por e kanë lejuar një rrugë tjetër të marshit në pjesën qendrore të Moskës.

Ambasadori amerikan në Moskë, John Teft, sot herët në mëngjes ka vendosur kurorë lulesh në urë, duke thënë se ka ardhur për të shprehur shpresë se “disa nga ëndrrat që i kishte Boris Nemtsov do të bëhen realitet në Rusi”.

Duma shtetërore e Rusisë dje e ka hedhur poshtë propozitmin e një deputeti për të mbajtur një minutë heshtje për të ndjerin Nemtsov.

Personi i dyshuar për vrasjen e Nemtsovit është një oficer i sigurisë i liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga presidenti rus, Vladimir Putin. Pesë çeçenë të tjerë, po ashtu, ballafaqohen me proces gjyqësor për këtë rast.

Por, mbetet e panjohur se kush e ka urdhëruar vrasjen. Familja e të ndjerit Nemtsov dhe mbështetësit e tij thonë se hetimet zyrtare për këtë rast nuk janë efektive.

XS
SM
MD
LG