Së paku 10 vetë janë vrarë, përfshirë një komandant ushtarak afgan, dhe afro 40 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës afër kufirit të Afganistanit me Pakistanin.
Guvernatori Wahidullah Kalimzai, tha se shumica e viktimave të sulmit të sotëm në provincën Kunar, ishin “civilë dhe fëmijë”.
Askush nuk e ka marrë pëergjegjësinë për këtë sulm, cak i dukshëm i të cilit ishte komandanti i milicisë, Haji Khan Jan, i cili u vra.
Ky person ishte i përfshirë në një numër të operacioneve kundër talibanëve në rajonin e tij gjatë vitit të kaluar.