Ndërlidhjet

Këshilltari i Trumpit kërkon më tepër bashkëpunim me Rusinë


Pamje nga një debat presidencial i republikanëve

Pamje nga një debat presidencial i republikanëve

Michael Flynn, këshilltar për politikë të jashtme i kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë më për së afërti me Rusinë për çështjet globale, siç është shkaktimi i disfatës ndaj grupit militant, Shteti Islamik.

Zoti Flynn, që është gjeneral në pension, dhe ishte shef i Agjencisë së inteligjencës së mbrojtjes i presidentit, Barack Obama, në periudhën 2012 – 2014, po ashtu, tha se lufta në Irak ishte gabim, dhe se ajo ka ndihmuar në krijimin e Shtetit Islamik. Këto janë disa nga qëndrimet e tij që paraqesin qëndrim tjetër nga ai i Partisë Republikane.

Zoti Flynn hapur ka pranuar se u jep këshilla zotit Trump i cili po udhëheq në garën republikane për president, dhe kandidatëve të tjerë.

Zoti Trump, po ashtu, fuqishëm e ka dënuar invadimin e Irakut nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2003 dhe ngjashëm me zotin Flynn, ka marrë një qëndrim të pazakonshëm ndaj Rusisë, duke u angazhuar për afrim të raporteve dhe duke e quajtur presidentin, Vladimir Putin, lider “të respektuar lartë”, me të cilin mund të punohet së bashku.

Kandidatët e tjerë republikanë për garën presidenciale shumë shpesh e kritikojnë Putinin për ndërhyrjet e tij ushtarake në Ukrainë dhe Siri.

Zoti Flynn kishte shkatuar befasi të madhe vitin e kaluar, kur ishte ulur me Putinin në një banket në Moskë, në një manifestim të kanalit televizi, Russia Today, që është transmetues shtetëror.

XS
SM
MD
LG