Ndërlidhjet

Iran: Rohani dhe Rafsanjani po kryesojnë në zgjedhje


Pamje nga votimet e djeshme në Kom të Iranit, ku shihet edhe një pjestar i sigurisë
Pamje nga votimet e djeshme në Kom të Iranit, ku shihet edhe një pjestar i sigurisë

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Asamblenë e Ekspertëve në Iran, tregojnë se presidenti, Hassan Rohani, i vetëshpallur i moderuar, dhe aleati i tij pragmatik, ish-presidenti, Akbar Hashemi Rafsanjani, po kryesojnë në kryeqytetin Teheran, ku zgjidhen 16 anëtarë në Asamble.

Rafsangjani është i pari, ndërsa Rohani në vendin e dytë, sipas rezultateve të shapllur nga Ministria e brendshme, e cili i organizon zgjedhjet.

Kleriku i linjës së fortë, Ahmad Jannati, që e kryeson Këshillin Mbikëqyrës, i cili i ka diskualifikuar disa kandidatë nga gara zgjedhore, ishte i 10-ti.

Reformistët patën kërkuar që të votojnë për kandidatët e koalicionit proreformist dhe relativisht të moderuar, në mënyrë që të parandalohet rizgjedhja e zotit Jannati dhe e dy klerikëve të tjerë të krahut ultra konservator në Asamble.

Pas shpalljes së rezultateve të para, zoti Rafsanjani ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim në mesin e grupeve të ndryshme.

Zgjedhjet për Parlamentin e Iranit dhe Asamblenë e Ekspertëve u mbajtën dje.

Zyrtarë të Ministrisë së brendshme thanë se numërimi i fletëvotimeve në Teheran dhe në qytetet e tjera, nuk është përfundimtar.

XS
SM
MD
LG