Ndërlidhjet

Kadyrov thotë se ka ardhur koha që të tërhiqet


Ramzan Kadyrov

Ramzan Kadyrov

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga presidenca ruse, tha se është i gatshëm që të paraqes dorëheqje.

Në një intervistë për televizionin NTV, që e mbështet Kremlinin, zoti Kadyrov tha se “koha ime ka kaluar”.

Mandati aktual i Kadyrovit kalon në fillim të muajit prill.

“Ka shumë pasardhës në ekipin tonë. Ne kemi shumë specialistë të mirë”, tha Kadyrov në intervistën e transmetuar sot, së pari në Lindjen e Largët ruse.

Kjo shpallje u bë në njëvjetorin e vrasjes së kritikut të Kremlinit, Boris Nemtsov.

Shumë anëtarë të opozitës në Rusi e akuzojnë Kadyrovin se ka luajtur rol në vrasjen e Nemtsovit.

“Nemtsov nuk më shqetëson mua aspak, pasi ai nuk është i nivelit tim”, tha Kadyrov për televizionin NTV, i afërt me Kremlinin.

“Udhëheqja e vendit duhet ta gjej një tjetër person, kështu që emri im të mos përdoret kundër popullit tim”, tha Kadyrov.

Pesë persona të dyshuar dhe të arrestuar për vrasjen e Nemtsovit, kanë lidhje me Çeçeninë dhe Kaukazin Verior.

XS
SM
MD
LG