Ndërlidhjet

Irak: Kleriku shiit organizoi protestë kundër korrupsionit


Pamje nga protesta e djeshme në Bagdad

Pamje nga protesta e djeshme në Bagdad

Kleriku i njohur shiit në Irak, Muqtada al-Sadr, u tha dhjetëra mijëra mbështetësve se kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, duhet ta çrrënjosë korrupsionin dhe të ndërmarrë reforma ose rrezikon ta humbë autoritetin.

Në protestën të cilën e kishte thirrur al-Sadr kundër korrupsionit, e mbajtur mbrëmë në Sheshin Tahrir në Bagdad, morën pjesë afro 100 mijë vetë.

Kryeministri Abadi verën e kaluar pat premtuar reforma ekonomike dhe politike pas protestave masive në rrugë, por duket se kjo nuk ndodhi, për shkak të rezistencës së fortë ndaj ndryshimeve.

“Sot kemi të bëjmë me pozitën e kryeministrit, veçanërisht pasi populli është shprehur i revoltuar”, tha al-Sadr në këtë protestë masive.

Duke brohoritur slogane kundër Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë energji masës së tubuar, zoti Sadr e ka akuzuar kryeministrin Abadi për dështim të kapitalizimit të mbështetjes së ofruar nga autoriteti më i lartë religjioz shiit në Irak, Ajatollah Ali al-Sistani, i cili e pat mbështetur Abadin në propozimin e reformave vitin e kaluar, por duket se është i frustruar me mungesën e progresit.

XS
SM
MD
LG