Ndërlidhjet

Zvicër: Referendum për dëbimin e personave të jashtëm që e shkelin ligjin


Ilustrim

Ilustrim

Votuesit zviceranë sot votojnë për nismën kundërthënëse të kërkuar nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, që mund të çoj në dëbimin automatik të personave të jashtëm, që kryejnë krime.

Ky referendum po bëhet pas disa përpjekjeve gjatë viteve të fundit për ashpërsimin e masave kundër personave të jashtëm, por Partia Popullore Zvicerane thotë se ato nuk mjaftojnë.

Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se do të zhvillohet një garë tejet e ngushtë në votime, ku do të vendoset për dëbimin automatik për krime të rënda, siç janë dhunimi ose vrasja, por edhe për kundërvajtjet e tilla, siç janë tejkalimi i shpejtësisë ose ofendimi i policit, nëse një vepër e tillë kryhet dy herë brenda 10 vitesh, raporton AP nga Gjeneva.

Kritikët thonë se këto masa do t’i njollosin në mënyrë jokorrekte të jashtmit, por Partia Popullore Zvicerane thotë se ky është vullnet i popullit.

XS
SM
MD
LG