Ndërlidhjet

Rusi: Ndalen përpjekjet për shpëtim në minierë


Ndërtesa e administratës së minierës Severnaya në Lindjen e Largët të Rusisë
Ndërtesa e administratës së minierës Severnaya në Lindjen e Largët të Rusisë

Ministri i situatave emergjente në Rusi, Vladimir Puchkov, thotë se pothuajse nuk ka gjasë që ndonjëri prej 26 minatorëve të zhdukur nën gërmadha nga eksplodimi më 25 shkurt në minierën Severnaya në Lindjen e Largët ruse, ende është gjallë.

Mëtutje, zoti Puchkov tha sot se temperatura e lartë dhe mungesa e oksigjenit në pjesën e dëmtuar të minierës “nuk do të lejoj askend që të mbijetoj”.

Këto komente u bënë disa orë pas eksplodimit në minierën afër qytetit Vorkutsk, me ç’rast u vranë 6 pjesëtarë të një ekipi për shpëtim, që ishin përpjekur tu afroheshin minatorëve të zhdukur.

Kjo ka ndikuar në ndaljen e përpjekjeve për shpëtim.

Një zëdhënës i kompanisë që e administron minierën, tha se eksplodimet ishin shkaktuar nga nivelet e larta të metanit dhe zjarri brenda minierës.

Gjithsej, konsiderohet se janë vrarë 36 vetë: 6 punëtorë të ekipit për shpëtim, 26 xehetarët e zhdukur dhe 4 minatorë të vrarë në eksplodimin e parë më 25 shkurt.

Autoritetet ruse në republikën Komi sot kanë shpallur tri ditë zie për viktimat e tragjedisë.

XS
SM
MD
LG