Ndërlidhjet

Iran: Reformistët fituan në Teheran


Pamje gjatë votimeve në qytetin Kom në Iran
Pamje gjatë votimeve në qytetin Kom në Iran

Zyrtarët iranianë thanë sot se pas numërimit të 90% të fletëvotimeve të zgjedhjeve të pardjeshme në Iran, aleatët reformistë të presidentit, Hassan Rohani, i kanë fituar të 30 vendet në parlament, të parapara për kryeqytetin Teheran. Parlamenti i Iranit i ka 290 deputetë.

Derisa po afrohet numërimi i të gjitha fletëvotimeve, rezultatet tregojnë se reformistët po fitojnë kundër rivalëve të linjës së fortë edhe në zgjedhjet për Asamblenë e Ekspertëve, që e ka për detyrë ta emëroj liderin suprem të ardhshëm të Iranit.

Zgjedhjet e mbajtura pardje ishin të parat në Iran, prej se u tërhoqën sanksionet ndërkombëtare, pas arritjes së marrëveshjes atomike të qeverisë së presidentit Rohani me fuqitë botërore.

XS
SM
MD
LG