Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare e zmbrapsin sulmin e IS-it


Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut gjatë një operacioni
Pjesëtarët e forcave të sigurisë së Irakut gjatë një operacioni

Zyrtarët irakianë thonë se forcat e sigurisë e kanë zmbrapsur një sulm nga grupi militant, Shteti Islamik (IS), në lagjen perëndimore Abu Ghraib të kryeqytetit, Bagdad.

Policia tha se sulmi sot herët në mëngjes, filloi me tri sulme vetëvrasëse me makina në kazermat ushtarake në Abu Ghraib.

Pas këtyre sulmeve filluan ato me të shtëna nga armët.

Autoritetet thonë se së paku 8 pjesëtarë të forcave qeveritare dhe të atyre paraushtarake janë vrarë, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur.

Më vonë, një komandand i operacioneve ushtarake në pjesën perëndimore të Bagdadit, tha se tash situata është “nën kontroll” dhe se është imponuar orë policore gjatë ditës.

XS
SM
MD
LG